Rrëzimi i mundshëm i Vjosa Osmanit nga posti i presidentes ka ditë që dominon si temë në diskursin publik.
Pretendimet janë se posti i të pares së shtetit rrezikohet në rast se Gjykata Kushtetuese merr vendim pro ankesës së ish-deputetit Veton Berisha – i cili konsideron se nga padrejtësitë në zgjedhjet e vitit 2021, i është pamundësuar që të fitojë sërish ulëse në Kuvend – e vendin e tij e ka zënë përfaqësuesi i Iniciativës Rome- deputet i cili ka votuar pro Osmanit për presidente .
Megjithatë, mundësinë për rrëzimin e Osmanit nga pozita e të parës së shtetit shkaku i aktgjykimit që pritet të nxirret për këtë rast e mohon kategorikisht Ehat Miftaraj nga IKD.
Ai thotë se rrëzimi i presidentes do të mund të bëhej vetëm në një mënyrë.
Ndërkohë, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, po e pret një vendim pozitiv për ankesën e tij.
Ai thotë se qëllimi i tij është zvogëlimi i Listës Serbe – e jo rrëzimi i presidentes Osmani.
Vjosa Osmani u zgjodh në krye të shtetit, më 4 prill të vitit 2021.
Nga 81 vota sa ishin të nevojshme për zgjedhjen e saj, ajo kishte arritur t’i sigurojë 82 sosh.
Kronika e gazetarit Arton Rama.