Këto deklarata Michel i bëri në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,pas përundimit të Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pergjigjja e tij erdhi pasi u pyet nga gazetarët se cili ishte mendimi i tij sa i përket çështjes së anëtarësimit të Kosovës në BE, për të cilën sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se do të dëshironte të paraqes kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në BE.
“Unë e konfirmoj që ky informacion u shpall nga presidenca e Kosovës. Dhe elementi i dytë i takon Këshillit Evropian që ta trajtojë këtë temë dhe të shikojë se çfarë vijimi do ti japin kësaj iniciative”, th ai./teve1.info./