Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ai bëri të ditur se për transportimin e tyre nga Mitrovica Veriore deri në Jug është angazhuar KFOR-i.
“Referuar situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, Policia e Kosovës sipas nevojës bashkëpunon dhe mban kontakte të vazhdueshme me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare. Bashkëpunim dhe kontakte të vazhdueshme PK-ja mban edhe me KFOR-in, të cilë sot për shkaqe shëndetësore kronike kanë përkrahur transportimin e 9 zyrtarëve policor nga veriu në jug”, tha ai./teve1.info/