Në një konferencë për media së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ai tha se kjo është historike sepse po mbahet për herë të parë në Ballkanin Perëndimor.
“Kjo është mbledhje historike gjatë së cilës shkruajtëm historinë sepse për herë të parë u organizua në Ballkanin Perëndimor. Për herë të parë BE dhe liderët e Ballkanit janë rreth të njëjtës tryezë në vijim të takimit të Sllovenisë dhe Bruksel që ndodhi në korrik.”, tha ai.
Michel u shpreh se deklarata e përbashkët e këtij takimi është e rëndësishme sepse përmban hapa shtesë në rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.
Sipas tij, e ardhmja e fëmijëve të BE-së do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së.
“Kjo mbledhje është deklarata që shoqëron punimet është e rëdnësishme sepse përmban hapa shtesë në rrugën e integrimit kam pak emocion që jam në këtë tribunë në Tiranë. Besoj thellësisht se e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE dhe kjo bindje e përbashkët na bashkon për të favorizuar përmes konkreteve për afrim me Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.
Tutje, Presidenti i KE-së deklaroi se ka ende nevojë për përmirësim në reformat në drejtësi dhe në luftë kundër korrupsionit për të bërë hapa integrues drejt BE-së.
Po ashtu, ai përmendi edhe marrëveshjen për Roaming që u nënshkruar të martën në Samit dhe tregoi qëllimin e saj.
“Të gjithë kemi detyrat tona ka pritshëmri me qëllim që reformat në fushën e së drejtës, lufta kundër korrupsionit të avancoj nga ana tjetër BE duhet përforcojë kapacitetet për të përforcuar tregun e përbashkët. Është ideja e marrëveshjes Roaming është hap përpara në vijim të Samitit të BRDO-s ku lindi kjo ide që kjo do të bëjë të mundur që vitin e ardhshëm dhe në horizont 2027 të zvogëlojë dhe heqim praktikisht shpenzimet që është është vërtetim i angazhimit konkret dhe gjithashtu për zhvillim turistik të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.
Pjesë diskutimi ishte edhe sulmi rus në Ukrainë për çka Michel thotë se kishte pasoja në fushën e energjisë por edhe në ekonomi e furnizim me ushqim.
“Së fundi progrese konkrete për të përballuar bashkë pasojat negative të sulmit rus në Ukrainë dhe kjo luftë ka pasur pasoja në fushën e energjisë, ekonomike dhe furnizimit me ushqim. Prandaj është e rëndësishme që të kemi paketë finacare dhe ndihma për Ballkanin Perëndimor kur bije fjala për të luftuar këto pasoja”, shtoi ai.