Reuten ka shkruar se Kosova ka ecur një hap përpara në këtë proces.
“Nje hap më afër! Për udhëtimin e shumëpritur pa viza për Kosovën 🇪🇺🤝🇽🇰”, ka shkruar ai.
Ndryshe pas votimit në komitetin LIBE për çështjen e njëjtë do të votohet edhe në një seancë plenare në Parlamentin Evropian.
Dokumenti me shumicë të thjeshtë do të votohet edhe nga ambasadorët e Këshilli.
Akti ligjor nënshkruhet nga tri institucionet kryesore të BE-së e pas publikimit në gazetën zyrtare, hyn në fuqi.