Përmes një lidhje direkte në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Andoni tha se Kosovës i mbetet të kryejë detyrat e saj por që sipas tij, Kosova tashmë është në interes të Shqipërisë sa i përket gjithë problematikave.
“Samiti ka treguar që neve jemi në Ballkanin Perëndimor juve jeni pjesë integrale e jona kuptohet duhet të kryeni detyrat, por juve jeni tashti pjesë e plotë dhe jeni në interesin tonë për sa i përket gjithë problematikave të tjera, tha ai.
Teksa sipas tij, sot në takimin e Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor në Tiranë nuk është folur shumë për çështjen e Kosovës, për faktin që sipas tij, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë mjaft e ashpër ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq në deklaratat e saj.
Kurse sa i përket procest të dialogut Kosovë – Serbi ai tha se është në strukturat teknike të Bashkimit Evropian
“Dhe besoj që sot për Kosovën nuk është folur aq shumë edhe për faktin që Osmani ka qenë mjaft e ashpër në deklaratat e saj ndaj Vuqiç, kurse Vuçiqi ka qenë shumë i tërhequr. I gjithë procesi i dialogut është në strukturat teknike të Bashkimit Evropian që do të thotë Borell ka aksesin më të afërt në këtë proces dhe simbolika që ai ka përdorur në takimin e Vuçiq – Kurti e tregon të gjithë këtë që po më thoni ju. Nxorri nga gjepi një orë dhe një tjetër dhe tregonte me shenjë në çdo moment orën që dialogu ka kapur dhe ka shtyrë çdo afat të mundshëm, ka ardhur koha që ky dialog të shkojë. Nga presioni që po i bëhet në Beograd Vuçiqit kuptohet që palët në Kosovë dhe Serbi nuk i besojnë më paperave por dokumentave reale”, shtoi ai./teve1.info./