Sipas një njoftimi, Ambasada e Gjermanisë ka bëtë të ditur se terminet për viza pune për të aplikuar në korrik do të hapen nga 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022 në orën 14:00.
“Në fillim të secilit muaj do të hapet dhe qëndrojë e hapur për 2 deri 3 javë një listë e regjistrimeve për termine për aplikim për vizë. Pas mbylljes së listës, nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm. Të gjitha regjistrimet e bëra në muajin përkatës marrin pjesë në procedurën e shortit, pavarësisht se kur janë bërë. Prandaj regjistrimet e bëra më herët, nuk kanë përparësi kundrejt regjistrimeve të bëra më vonë brenda kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin e Ambasadës./Teve1.info