tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Aktakuzë ndaj 12 zyrtarëve policorë

tëvë1 nga tëvë1
17/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Aktakuzat ndaj policëve janë ngritur për vepra të ndryshme penale, si blerje – posedim të narkotikëve, marrje ryshfeti, falsifikim i dokumenteve, keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.J., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së.

I pandehuri V.Sh., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor”, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së. Të pandehurit: M.G., D.M., V.F., F.K., J.D dhe L.M., zyrtarë policor, kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, sipas KPRK-së.Të pandehurit R.S., M.K dhe V.Z., zyrtarë policor, kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, të parapara sipas KPRK-së. I pandehuri V.B., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së, thuhet në komunikatë, përcjellë tëvë1.info.

Ndërsa, i pandehuri A.H., qytetar, ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, të paraparë sipas KPRK-së.

Prokurori i shtetit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale që i’u vihen në barrë dhe të dënohen sipas ligjit.

Tags: aktakuzeProkuroria

Të ngjashëm

LAJMET

Çitaku e lidh raportin e DASh-it me rastin e Martin Berishajt

20/03/2023
LAJMET

LDK reagon pas raportit të DASh-it për Kosovën

20/03/2023
LAJMET

Gjini: E kanë tmerruar popullin, tash duhet ta bëjnë vetë Asociacionin

20/03/2023
LAJMET

Gjini: Marrëveshja me Serbinë është ligjërisht e obligueshme

20/03/2023
LAJMET

Bislimi e quan të padrejtë pengesën ndaj Kosovës për të kontribuuar në Konferencën e Donatorëve

20/03/2023
LAJMET

Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

20/03/2023

Çitaku e lidh raportin e DASh-it me rastin e Martin Berishajt

20/03/2023
0

“Kanë qenë disa raste të raportimit të korrupsionit në nivel qeveritar. Zyrtarët ndonjëherë janë përfshirë në praktika korruptive, pa u...

LDK reagon pas raportit të DASh-it për Kosovën

20/03/2023
0

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut...

Gjini: E kanë tmerruar popullin, tash duhet ta bëjnë vetë Asociacionin

20/03/2023
0

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, duke folur për mundësinë e themelimit të Asociacionit, thotë se në...

Gjini: Marrëveshja me Serbinë është ligjërisht e obligueshme

20/03/2023
0

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se në rrethanat aktuale ka qenë e vlefshme që...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.