Këtë të martë janë bërë 23 vjet që kur forcat serbe vranë e masakruan 98 civilë të pafajshëm shqiptarë.
Masakra e Rezallës, në Skenderaj, njihet si njëra ndër masakrat më të mëdha gjatë luftës në Kosovë.
Me dhimbje e pikëllim familjarët po i kujtojnë të afërmit e vrarë.
Behrie Shala në këtë sulm nga forcat serbe ka humbur babin.
Ajo rrëfen për Tëvë1 se si i kishin detyruar të ndaheshin gratë nga burrat.
Edhe Tahir Deliu në këtë masakër ka humbur babën.
Sipas tij, forcat serbe kishin kryer masakër të trefishtë mbi banorët e Rezallës.
Forcat serbe në atë kohë kishin rrethuar shtëpinë e Jetullah Deliut.
Ai tregon se forcat serbe janë afruar tek shtëpia ku po qëndronin familja e tij por në fund kanë vendosur të mos hyjnë.
Pavarësisht dëshmive të shumta të ekspozuara ndër vite, drejtësia për Masakrën e Rezallës dhe shumë të tjera nuk është vënë ende në vend.
Raporti i gazetares Valëza Sylejmani.