Lajmin e kanë konfirmuar aktivistet e kësaj proteste.
“Me 16 mars 2022, aktivistet/ët e Kolektivit “Marshojmë S’festojmë” u njoftuan nga Policia e Kosovës se janë gjobitur për kundërvajtje për shkak të aksioneve simbolike të ndërrmara me 8 mars – Ditën Ndërkombëtare të Gruas”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të kolektivit ky akt është akt hakmarrës nga Policia kundër aktivisteve dhe kjo gjobë është e papranueshme , sepse ky marshim ishte i organizuar dhe i paralajmëruar më herët .
“Kjo gjobë, përveç që na revolton, është e papranueshme dhe thellësisht e padrejtë për ne.Kjo pasiqë Policia e Kosovës, duke qenë njëra nga institucionet kryesore përgjegjëse për neglizhimin dhe trajtimin jo-adekuat të rasteve të dhunës ndaj grave, është konsideruar njëra nga fajtoret për vrasjen e grave. Prandaj, këtë gjobë e cilësojmë si akt hakmarrës nga Policia ndaj aktivisteve/ëve për kritikën ndaj tyre. Është e qartë se aparati shtypës shtetëror duke parë potencialin e organizimit feminist në Kosovë, përmes këtyre përpjekjeve për frikësim, tenton ta dobësojë atë.Megjithatë, ne nuk do të zbrapsemi. Ne do të vazhdojmë rezistencën tonë dhe do ta kundërshtojmë këtë përpjekje me të gjitha mjetet që i kemi në dispozicion e do të vazhdojmë të organizohemi, çdo herë e më fuqishëm”, thuhet në njoftimin e këtij kolektivi.
Këtë vit ky marsh përveq në Prishtinë, u organizua edhe në qytete të tjera të Kosovës.