Por pavarësisht se i rrezikohej jeta, vjershën për lirinë e vendit nuk e ndali kurrë.
Është kjo vetëm njëra nga nxënëset që mësonte në shkollat najlon.
Në vitin 1998, këto shkolla u improvizuan në kohë luftë, në fshatin Kishnarekë të Drenasit.
E këtyre nxënësve, vullnetarisht iu printe mësuesi Fadil Bajraktari.
Tani kur kanë kaluar mbi dy dekada, vet mësuesi i luftës, kujton momentet e vështira kur u drejtohej nxënësve.
“Fëmijët nuk kishin me çka mu marrë, pyetshin kur do të fillojë mësimi, a do të përfundoj lufta. Edhe në koordinim me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, vendosëm të mbajmë mësim, që fëmijëve përveç mësimit edhe t’u largohet mendja nga lufta”, tha Bajraktari.
Por, mësimi në ambient të hapur në muajt shtator dhe tetor nuk ishte i lehtë.
Bajraktari që edhe në Hagë dëshmoni për krimet serbe, tregon skenat e dhimbshme që i pa tek nxënësit.
“I dhimbshëm ka qenë një moment kur një fëmijë ka ardhur me këmbët e zbathura, mundohej me i fshehë këmbët e me i ngrohë sepse ka qenë edhe ftohtë”, u shpreh ai.
Njeriu që e rrezikoi jetën që të mos ndalët mësimi edhe në kohë luftë, nuk e pati të lehtë që në paqe t’i shoh bankat e zbrazura si pasojë e grevës.
Fadil Bajraktari, ish-mësues
“Apeloj që këto situata të mos përsëritën kurrë, një muaj është shumë i madh”, tha Bajraktari.
Të paharruara këto skena, kanë mbetur edhe për Nuhi Bytyqin.
Gazetari që krejt këto ngjarje i përcolli nga afër në vitin 1998 tani ka realizuar një film, i cili ka pushtuar arenën ndërkombëtare.
“Filmi deri me tani i ka fituar 16 çmime…”, tha ai.
Ndërkohë vendi ku u mbajt mësimi gjatë luftës, është lënë në harresë nga institucionet e vendit.
Kronika e gazetarit Fidan Zejnullahu.