Ajo në konferencën për medie përgëzoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se i pëlqeu ç’do gjë, edhe vallëzimi me motive kombëtar të Shqipërisë.
Sa i përket samitit ajo tha se ka qenë i rëndësishëm,ku janë diskutuar tema të rëndësishme dhe hapur.
Ursula von der Leyen tha se mbështesin plotësisht integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Me lejoni të ju them se ne plotësisht mbështesim integrimin e Ballkanit Perëndimor”,tha ajo në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, raporton teve1.info
Ajo tha se përveç përballjes së përbashkët kundër luftës në Ukrainë, një sfidë tjetër është edhe kriza me energji elektrike.
Presidentja e Komisionit Evropian, tregoj edhe si do të ndahet pakoja prej 1 miliard euro për Ballkanin Perëndimor.
“pjesa e parë buxhetore ndahet për familjet në nevojë dhe bizneseve, pjesa e dytë janë mbështetje për infrastrukturën që të bëhen investime për energjinë e së ardhmes”,tha ajo.