Kusari-Lila tha se Vuçiqi nuk e ka interes integrimin dhe avancimin e serbëve në shtetin e Kosovës.
“Sulmet e organizuara ndaj institucioneve të Kosovës në Komunat veriore, para zgjedhjeve lokale, tregojnë se cak janë institucionet e shtetit të Kosovës dhe qytetarët serbë që duan të jetojnë në dhe me shtetin e Kosovës. Aleksandër Vuçiç nuk e ka interes integrimin dhe avancimin e serbëve në shtetin e Kosovës. E kundërta, ai kërkon që pakica serbe këtu të jetë e ndarë dhe kundër shtetit të Kosovës. Ata duan me zorr ta mbajnë gjallë një konflit të paqenë midis qytetarëve me bazë kombësie”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.
Ajo thotë se Serbia e Millosheviqit po funksionon ende me Vuçiqin në krye të saj.
“Por sot para nesh ne kemi qytetarët e ndershëm përballë bandave kriminale të Vuçiçit. Dhe policinë e Kosovës duke kryer detyrën e saj në mbrojtje të qytetarëve dhe institucioneve. Nuk ka askush problem me qytetarët serbë në Kosovë. Por Vuçiçi e ka problem që ata nuk punojnë të gjithë kundër shtetit të Kosovës. Fatkeqësisht, Serbia e Millosheviqit po funksionon ende me Vuçiçin ne krye të saj”, tha më tej Kusari-Lila. /Teve1.info/