TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Izraeli vret 4 persona në Gaza dhe Bregun Perëndimor, përfshirë një gazetar

by teve1
37 minuta ago
0
A A
Izraeli vret 4 persona në Gaza dhe Bregun Perëndimor, përfshirë një gazetar

Foto: AP

Forcat izraelite vranë të martën një gazetar dhe një burrë pranë një kampi refugjatësh në Gaza, thanë punonjësit e shëndetësisë, dhe qëlluan për vdekje dy persona të dyshuar palestinezë në Bregun Perëndimor.

Një sulm me dron izraelit vrau një gazetar në jug të Gazës të martën, thanë zyrtarët në Spitalin Nasser, i cili mori trupin, raporton AP.

Gazetari, Mohamed Wadi, i cili filmonte me dron, u vra në qytetin jugor të Khan Younis, tha spitali. Lufta në Gaza ka pasur një ndikim të rëndë mbi gazetarët palestinezë që punojnë në vijat e frontit, pasi Izraeli ka pasur në cak gazetarët vazhdimisht.

Gjithashtu të martën, një burrë në Gaza u qëllua për vdekje pranë anës lindore të kampit të refugjatëve Bureij në Gazën qendrore, sipas Spitalit Al-Aëda.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se më shumë se 350 palestinezë janë vrarë në të gjithë territorin që kur një armëpushim më 11 tetor i dha fund luftës së Izraelit në Gaza.

Ushtria izraelite nuk komentoi menjëherë për asnjërën nga vrasjet.

Ndërkohë, dy adoleshentë palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në incidente të ndara në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas ushtrisë izraelite, 17-vjeçari Muhannad al-Zughair u qëllua dhe u vra në zonën Abu Daajan në Hebron, pasi ushtria pretendoi se ai ishte përgjegjës për një sulm me kamion që plagosi dy ushtarë izraelitë, sipas raportimit të Al Jazeera-s.

Kurse në Në Ramallah, 18-vjeçari Raslan Asmar u mbajt nga ushtarët dhe më pas u qëllua ndërsa ishte shtrirë përtokë dhe u la të rrjedhte gjak për orë të tëra.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vidhen rreth 20 mijë fishekë të forcave të armatosura gjermane

Vidhen rreth 20 mijë fishekë të forcave të armatosura gjermane

Spiropali për Rugovën: Nuk udhëhiqej nga turmat, i udhëhiqte ato nga errësira drejt dritës

Spiropali për Rugovën: Nuk udhëhiqej nga turmat, i udhëhiqte ato nga errësira drejt dritës

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e biznesmenit në Elbasan

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e biznesmenit në Elbasan

Rusia thotë se ka marrë nën kontroll qytetin Pokrovski

Rusia thotë se ka marrë nën kontroll qytetin Pokrovski

Asllani flet për formën e mirë

Fisnik Asllani kushton 30 milionë euro

Maqedonci pjesëmarrës në punimet e ministerialit të Kartës së  Adriatikut

Maqedonci pjesëmarrës në punimet e ministerialit të Kartës së Adriatikut

Izraeli vret 4 persona në Gaza dhe Bregun Perëndimor, përfshirë një gazetar

Izraeli vret 4 persona në Gaza dhe Bregun Perëndimor, përfshirë një gazetar

Ylli zyrtarizon trajnerin e ri

Ylli zyrtarizon trajnerin e ri

Ukë Rugova pjesë e listës së LDK-së për deputet

Ukë Rugova pjesë e listës së LDK-së për deputet

Transportuesit publikë dhe ata privatë protestojnë me autobusë – pozicionohen pranë objektit të Komunës së Prishtinës

Punëtorët e Trafikut Urban paralajmërojnë bllokimin e Prishtinës me autobusë, në mungesë të alokimit të pagave

Shoqëria Civile: Veprimet e pesë anëtarëve në KPK paraqesin tendencë për bllokimin e reformës në sistemin prokurorial

Shoqëria Civile: Veprimet e pesë anëtarëve në KPK paraqesin tendencë për bllokimin e reformës në sistemin prokurorial

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën