Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi që PDK-ja ka dërguar Ligjin për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në Gjykatën Kushtetuese.
Haxhiu ka thënë se kjo lëvizje tregon frikën e tyre ndaj këtij ligji, që sipas saj rrezikon të prekë rrënjët e korrupsionit që ata vetë kanë kultivuar ndër vite.
“Me këtë veprim, është e qartë se angazhimi i tyre politik nuk ka më të bëjë me aspirata apo vizione për të ardhmen, por thjesht me një përpjekje të dëshpëruar për të mbrojtur pasurinë kolosale të fituar padrejtësisht në të kaluarën.
Kjo është lufta e tyre për të mbajtur atë që kanë grabitur në kurriz të qytetarëve”, ka thënë Haxhiu./teve1.info/