TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gazetarja iraniane Yasamin Molana sjell në Prishtinë realitetin e medias iraniane

by teve1
36 minuta ago
1
A A
Gazetarja iraniane Yasamin Molana sjell në Prishtinë realitetin e medias iraniane

Departamenti i Gazetarisë gjatë ditës së martë ka mirëpritur gazetaren nga Irani, Yasamin Molana.

Ajo mbajti një ligjëratë për studentët rreth realitetit mediatik në vendin e saj dhe sfidave të punës si gazetare në një shtet autoritar.

Gjatë prezantimit, gazetarja iraniane shpjegoi se në Iran mediat private janë të jashtëligjshme, ndërsa e vetmja media kombëtare është Islamic Republic of Iran Broadcasting (IRIB), e cila financohet dhe kontrollohet plotësisht nga udhëheqja e lartë e vendit.

“Sot Irani ka një organizatë të quajtur Islamic Republic of Iran Broadcasting (IRIB), që është media kombëtare, plotësisht e financuar nga shteti, dhe drejtohet nga udhëheqja e lartë e vendit. Nuk ka kanale private pasi nuk janë të ligjshme. Prandaj pothuajse të gjithë përmbajtjet mbështeten në identitetin kombëtar, programet fetare, mesazhe politike dhe lajme të brendshme në përputhje me narrativën e shtetit. Dhe programe familjare për argëtim”, tha Molana.

Në këto rrethana, ajo tregoi se mediat në Iran nuk e kanë raportuar sulmin kibernetik që Irani kishte bërë ndaj Shqipërisë në vitin 2022.

“Jo, absolutisht jo. Ata zakonisht nuk publikojnë informacione të tilla. Sot e kësaj dite nuk është e qartë në opinionin publik botëror nëse ishte vërtet Irani apo jo. Dhe gjithashtu, Irani asnjëherë nuk ka folur për këtë”, shtoi ajo.

Duke folur për sfidat e të qenit gazetare grua, Molana theksoi se rreziku për gazetarët është i njëjtë si për burrat, ashtu edhe për gratë, por diskriminimi mediatik ndaj grave mbetet i dukshëm.

“Në fakt, nuk ka shumë ndryshim mes gazetareve gra dhe burrave në Iran. Nëse ka ndonjë kërcënim për gazetarët, është i njëjtë për të dy palët. Por një tjetër problem është që zërat e grave nuk dëgjohen. Kam intervistuar atlete elitarë të suksesshme ndërkombëtarisht, por ato nuk shfaqen në TV. Trupi i grave është ‘vijë e kuqe’. Edhe me mbulesë islame, përsëri nuk transmetohen sepse ‘trupi është vijë e kuqe’. Prandaj nuk i transmetojnë garat e tyre. Në lajme vetëm përmendin shkurt sukseset e tyre, dhe kaq. Nuk tregojnë as trajnerë meshkuj, sepse kjo do të shkaktonte debat”, shpjegoi ajo.

Ajo është gjithashtu kandidate për doktoraturë në Komunikimin Mjedisor në një universitet në Itali, e për këtë Molana tha se ka marrë paralajmërime nga akademikë ndërkombëtarë për rrezikshmërinë e studimit të çështjeve mjedisore në Iran.

“Disa ditë më parë, mendoj në tetor, kisha një takim online me profesoreshë nga Akademia e Lindjes së Mesme në Suedi. Ajo më pyeti: ‘A nuk është e rrezikshme për ty të studiosh këtë fushë?’ Sepse çështjet e krizës mjedisore prekin burimet natyrore, që janë shumë politike në rajonin tonë. I thashë: ‘Dikush duhet ta bëjë. Dikush duhet të informojë, qoftë akademikisht, qoftë si gazetar.’”

Një fakt tjetër që befasoi studentët ishte pagesa mujore e gazetarëve në Iran, e cila arrin vetëm rreth 20 euro, pasi gazetaria nuk konsiderohet profesion zyrtar.
E në këtë konferencë, studentët e pranishëm patën mundësi t’i adresonin pyetje të ndryshme gazetares iraniane.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ-ja sërish nuk e certifikon Listën Serbe

KQZ-ja sërish nuk e certifikon Listën Serbe

IPK rekomandon suspendimin edhe të shtatë policëve në rastin e keqtrajtimit në Podujevë

IPK rekomandon suspendimin edhe të shtatë policëve në rastin e keqtrajtimit në Podujevë

Sallahu i drejtohet BE-së dhe ambasadave për zhvillimet në KPK

Sallahu i drejtohet BE-së dhe ambasadave për zhvillimet në KPK

Demaku: PDK shkon e vetme në zgjedhje, Fatmir Limaj i mirëseardhur

Demaku: PDK shkon e vetme në zgjedhje, Fatmir Limaj i mirëseardhur

Siria akuzon Izraelin për shkelje të sovranitetit pas vizitës së Netanyahut në zonën tampon

Netanyahu kërkon nga Siria të krijojë zonë tampon të çmilitarizuar

KQZ-ja sërish nuk e certifikon Listën Serbe

KQZ-ja sërish nuk e certifikon Listën Serbe

OKB kërkon llogaridhënie për sulmet ndaj spitaleve dhe gazetarëve në Gaza

Gazetarët francezë paraqesin ankesë në prokurori për kufizimet e lirisë së shtypit nga Izraeli në Gaza

Gazetarja iraniane Yasamin Molana sjell në Prishtinë realitetin e medias iraniane

Gazetarja iraniane Yasamin Molana sjell në Prishtinë realitetin e medias iraniane

IPK rekomandon suspendimin edhe të shtatë policëve në rastin e keqtrajtimit në Podujevë

IPK rekomandon suspendimin edhe të shtatë policëve në rastin e keqtrajtimit në Podujevë

Përfaqësuesit e Trump takohen me Putinin në Moskë për të diskutuar paqen në Ukrainë

Përfaqësuesit e Trump takohen me Putinin në Moskë për të diskutuar paqen në Ukrainë

Sallahu i drejtohet BE-së dhe ambasadave për zhvillimet në KPK

Sallahu i drejtohet BE-së dhe ambasadave për zhvillimet në KPK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën