Njerëzit mbesin të hutuar me qenin e rrallë i cili duket si një mace

Zakonisht ka një ndarje në mes të njerëzve që i duan qentë dhe atyre që i duan macet, por që kjo kafshë shtëpiake me pamje jo të zakontë mund t’i bashkojë të dy grupet.

Dui jeton me pronarët e tij Hai Anh dhe Tuan në qytetin e Hanoi të Vietnamit, dhe pavarësisht konfuzionit që ai ka krijuar, ai padyshim se është një qen.

Pronari i tij Hai Anh për The Mirror tha: “Unë jam me fat që e kam Dui-n. Ai është mjaft i mençur dhe duket si një mace e racës angleze”.

Shumë njerëz besojnë se trupi i Dui përkon me trupin e një mace për shkak të qimeve të tij leshatore me ngjyrë të hirtë, veshët me maje dhe bishtin e gjatë, por që nga fytyra e tij mund ta dallosh se është një qen.