Ndërsa, kryetari i qytetit meksikan Cuernavaca me krenari udhëhoqi zyrtarët dhe gazetarët përtej urës së varur të bërë me dërrasa dhe zinxhirë metalikë.
Ura nuk mundi të mbante peshën e të gjithëve teksa u shemb duke i zhytur në ujin që ishte poshtë.
Nga kjo zhytje u lënduan të paktën 25 persona.
Kryetari Jose Luis Uriostegui tha se kapaciteti që mund të mbante ura, mund të ishte tejkaluar.
“Kishte shumë më tepër persona se që duhej të ishin në të vërtetë”, tha ai.