Gafa e presidentit Biden, lexoi diçka me zë të lartë që nuk duhej ta bënte gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë

Ndonëse nuk duhet ta bënte, Biden që po lexonte fjalimin nga telepromteri, lexoi me zë të lartë gjithashtu edhe udhëzimet brenda, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj, prezantuesja e Sky News, Rita Panahi, tha se ka një “arsye të mirë”, pse këshilltarët e Joe Biden insistojnë që Presidenti të përdorë një telepromter kur flet me mediat.

“Vlen të përmendet se përqindja e grave që u regjistruan për të votuar dhe që votuan është vazhdimisht më e lartë se përqindja e burrave – ‘fundi i citatit, përsërite rreshtin’”, është teksti që lexoi Biden para të gjithëve.

‘Fundi i citatit, përsërite rreshtin’ – janë dy udhëzime të cilat nuk duhej të lexoheshin me zë të lartë, të cilat figuronin në fjalimin e Bidenit nga pajisja elektronike.