Një kuti me 15 qershi të varietetit të rrallë Junoheart u shitën në tregun Hatsinohe në Japoni.
Shuma është marramendëse. Qershitë u shitën për 4100 euro.
Fruti, i quajtur Aomori Heartbeat, që është specia më e mirë e kësaj varieteti. Qershitë u shitën në ankand ndërsa ofertuesi më i madh ishte kompania me shumicë e frutave dhe perimeve me bazë në prefekturën Tsimba.
“Pasioni i prodhuesit është i madh dhe këto qershi nuk mund të gjenden askund tjetër”, tha presidenti i kompanisë.