SPORT Archives | TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Skandal në Botëror, polici amerikan përfshihet në një incident me Kombëtaren egjiptiane
Një skandal i vërtetë ka ndodhur në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku po zhvillohet Kampionati Botëror.

Një polic  është përfshirë në një incident me drejtorin e Përfaqësueses së Egjiptit, Ibrahim Hassan.

Rasti ka ndodhur në hotelin e përfaqësueses egjiptiane në Dallas.

Lojtarët po bënin fotografi me një tifoz të vogël. Më pas, polici amerikan është afruar dhe ka nisur konfrontimi.

Ky incident ka ndodhur para ndeshjes së Egjiptit me Australinë, që luhet sonte nga ora 20:00.

😳🇪🇬 LA DELEGACIÓN DE EGIPTO A LAS TROMPADAS CON LA POLICÍA EN DALLAS. pic.twitter.com/7W7T1MpDkx

— Fútbol Fichajes (@FutboolFichajes) July 3, 2026

The post Skandal në Botëror, polici amerikan përfshihet në një incident me Kombëtaren egjiptiane appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Futbollisti që u prezantua nga dy klube sqaron se ku do të aktivizohet në edicionin e ri
Sulmuesi Bleart Tolaj ishte zyrtarizuar si futbollist i Gjilanit në mbrëmjen e 1 korrikut.

Pak minuta më vonë, me postim kishte dalë edhe Ballkani i Suharekës, që kishte njoftuar se Tolaj ka vazhduar me klubin suharekas edhe për dy edicione.

Tolaj më herët kishte nënshkruar për Gjilanin kontratë dy-vjeçare.

Ai ka shpjeguar të premten gjatë ditës, se do të mbetet te kjo skuadër.

“Dua ta bëj të qartë se unë zyrtarisht jam lojtar i Gjilanit. Jam i lumtur për këtë hap në karrierën time dhe i përkushtuar maksimalisht për të dhënë gjithçka për fanellën e klubit”, ka shkruar Tolaj në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.

The post Futbollisti që u prezantua nga dy klube sqaron se ku do të aktivizohet në edicionin e ri appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Nagelsmann shkarkohet nga Gjermania, Klopp në vend të tij
Julian Nagelsmann është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Gjermanisë pas dështimit të ekipit kombëtar në Kupën e Botës 2026.

Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur ta bëjë këtë, raportoi gazeta Bild, dhe Fabrizio Romano e konfirmoi.

Burimi i fundit njoftoi disa ditë më parë se Jurgen Klopp është gati të marrë përsipër detyrën e trajnerit të Gjermanisë, duke i dhënë fund një pauze dyvjeçare nga detyra e trajnerit.

Nagelsmann u punësua në verën e vitit 2023 për t’i dhënë fund serisë së dështimeve të Gjermanisë ose, në rastin më të mirë, dështimeve në turne të mëdha, por ai ia doli ta bënte këtë vetëm pjesërisht në Kampionatin Evropian dy vjet më parë. Më pas, ata u eliminuan në çerekfinale nga Spanja, kampionët e ardhshëm të Evropës.

Kupa aktuale e Botës supozohej të shënonte rikthimin e Gjermanisë në formën më të mirë, pasi “Elf” i mbyllën dy turnetë e fundit me eliminime nga faza e grupeve. Për një kampion bote të katërfishtë, kjo është për të ardhur keq, por në këtë Kupë Bote nën drejtimin e Nagelsmann, ata e përmirësuan vetëm pak atë rekord.

Gjermania mundi Kuraçaon (7-1) dhe Bregun e Fildishtë (2-1) në grup, përpara se të humbiste ndaj Ekuadorit (1-2). Në ndeshjen e parë të raundit eliminator kundër Paraguait, pas një barazimi 1-1, Gjermania u eliminua me penallti 4-5.

Kjo shkaktoi zemërim midis tifozëve dhe publikut, dhe pati thirrje që Nagelsmann të jepte dorëheqjen. Ai refuzoi, por tani është shkarkuar. Nagelsmann e ka udhëhequr Gjermaninë në 37 ndeshje. Ai ka 23 fitore, 6 barazime dhe 8 humbje, me një diferencë golash prej 90:43

The post Nagelsmann shkarkohet nga Gjermania, Klopp në vend të tij appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Yamal paralajmëron Portugalinë
Lamine Yamal ka këmbëngulur se Spanja nuk duhet t’i frikësohet askujt, ndërsa përgatitet për një takim të jashtëzakonshëm me Portugalinë në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës 2026.

18-vjeçari u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” pas fitores 3-0 të Spanjës ndaj Austrisë dhe pranoi se ka ende vend për përmirësim pavarësisht fushatës mbresëlënëse të kombëtares La Roja në turneun botëror.

“Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi, si në lojën tonë ashtu edhe në intensitetin tonë, por e dimë cilësinë që kemi dhe nuk kemi frikë nga asnjë skuadër – ne jemi Spanja. Duhet ta vërtetojmë në fushë, por ne besojmë në vetvete”, ka thënë fillimisht Yamal.

Anësori i Barcelonës gjithashtu parashikoi një betejë të mundshme me Cristiano Ronaldon pasi Portugalia siguroi vendin e saj në raundet eliminatore.

“Do të ishte një nder të luaja kundër Cristianos, sigurisht, por unë jam i përqendruar në fitoren e ndeshjes dhe nuk më intereson se cili prej nesh avancon”, shtoi Yamal.

Lamine gjithashtu falënderoi tifozët për mbështetjen e tyre gjatë gjithë turneut, duke thënë se atmosfera në çdo stadium i ka dhënë atij motivim shtesë për të performuar.

Spanja tani do të përballet me Portugalinë në një nga ndeshjet më të spikatura të fazës së 1/8-tës, me Yamalin që shpreson ta udhëheqë skuadrën e tij një hap më afër lavdisë së Kupës së Botës.

The post Yamal paralajmëron Portugalinë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Cila teknologji shpëtoi Portugalinë ndaj Kroacisë
Goli dramatik i barazimit të Kroacisë kundër Portugalisë u anulua për shkak të teknologjisë që askush nuk e dinte se po aplikohej, ka shkruar The Sun.

Joshko Gvardiol shënoi në minutën e 103-të të ndeshjes dhe rezultati u bë 2:2. Festa e kroatëve ishte e madhe, ndërsa fituesi pritej të vendosej në kohën shtesë. Megjithatë goli i mbrojtësit kroat u anulua për pozitë jashtë loje, pas rishikimit të VAR-it.

Pamjet televizive tregonin se Igor Matanoviq nuk e preku topin ndërsa tentonte ta bënte këtë. Dhe kjo do të thoshte se kur topi u kthye nga Renato Veiga i Portugalisë, Mario Pashaliq ishte në pozitë të rregullt para se të bënte asistimin.

Megjithatë, kur arbitri shkoi te monitori VAR, iu prezantua e dhëna që Matanoviq megjithatë kishte prekur topin.

Kjo u bë e mundur për shkak të teknologjisë, përkatësisht çipit “snicko” të vendosur në topin e Adidasit, “Trionda”, e që po përdoret në Botëror. Kjo teknologji mundësoi të dëshmohet që Matanoviq megjithatë e preku topin, ndërsa ishte në pozitë jashtë loje. Goli u anulua, Portugalia fitoi 2:1 në orët e mëngjesit të së premtes, dhe avancoi në një të tetën e finales. Ndërsa Luka Modriq dhe kroatët e tjerë bëhen gati për kthim në shtëpi. Cristiano Ronaldo vazhdon ëndrrën për ta fituar Botërorin.

“Snicko” e ka qëllimin të tregojë nëse topi është prekur nga lojtari. Një teknologji e tillë është përdorur në kriket. Sipas “The Sun”, shikuesit u habitën që përdoret edhe në futboll.

“Prit, mirë. Kjo është çmendur. Është e drejtë”, shkroi një shikues.

“Për njerëzit që turpërojnë veten duke folur për konspiracion, videoja tregon qartë prekjen e topit.

Është përdorim i shkëlqyer i teknologjisë”, shkroi një tjetër tifoz.

“Mendoj se në Portugali tani të gjithë e përkrahin teknologjinë në futboll”, ishte një koment tjetër.

Ronaldo ishte në “anën e gabuar” të teknologjisë së topit Adidas në Botërorin e kaluar. Në vitin 2022 atij iu mohua një gol kundër Uruguait.

Ndeshja mes Portugalisë dhe Kroacisë kishte fund dramatik e deri diku kaotik. Por ishte prej ndeshjeve më të mira të kësaj Kupe të Botës. Ivan Perishiq shënoi për epërsinë 1:0 të Kroacisë. Cristiano Ronaldo barazoi nga pika e bardhë përmes një penalltie, që ishte dhënë pikërisht pas rishikimit të VAR-t. Gonçalo Ramos e shënoi golin e fitores në minutën katërt shtesë.

Tifozët e Kroacisë ishin të “tërbuar” kur goli i Gvardiolit u anulua. Hodhën shishe në fushë dhe ndeshja u ndërpre për disa minuta.

FIFA më vonë lëshoi një deklaratë duke konfirmuar se teknologjia tregoi se Matanoviq e preku topin.

“Sipas të dhënave të ofruara nga ‘Connected Ball Technology’ të vendosura brenda topit ‘Trionda’ të Adidasit, kishte kontakt me topin nga lojtari me numër 20 i Kroacisë, Igor Matanoviq, para golit kundër Portugalisë. Kjo i lejoi gjyqtarit të përcaktonte saktë pozicionin jashtë loje dhe të anulonte golin. Sensorët IMU të vendosur brenda topit Trionda janë të aftë të përcaktojnë çdo kontakt të lehtë, të shfaqur për shikuesit në transmetim si një ‘grafikë e rrahjeve të zemrës’ dhe duke u lejuar gjyqtarëve një nivel të paparë të të dhënave, për të marrë vendime të shpejtë dhe të sakta”.

The post Cila teknologji shpëtoi Portugalinë ndaj Kroacisë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Cristiano flet për penalltinë dhe Modriqin
Në moshën 41-vjeçare, Cristiano Ronaldo do të luajë tjetër ndeshje me Portugalinë, fanë penalltisë që e konkretizoi, golit në kohën shtesë nga Gonçalo Ramosit dhe vendimit të VAR-it për anulim të golit të Kroacisë.

Ndeshja me fund dramatik ishte edhe përballje e lojtarëve në të 40-tat, Ronaldos së Portugalisë dhe Luka Modriqit të Kroacisë. Ronaldo po luan në Botërorin e gjashtë, ndërsa Modriqi e përfundoi Botërorin e pestë dhe me gjasë të fundit.

Goli nga pika e bardhë ishte i pari i Ronaldos në fazën nokaut të Kampionateve Botërore. Ai u zëvendësua në minutën e 81-të.

“Nuk kam ndier asnjëherë frikë për gjuajtjen e penalltisë. Po, nervoz. Por si gjithmonë, duhet të jesh shumë pozitiv që gjërat të shkojnë mirë”, ka thënë Ronaldo.

Ishte më pas zëvendësuesi Ramos që shënoi golin e fitores 2:1.

“Në pjesën e parë dominuam. Në pjesën e dytë, pas golit të Kroacisë, ishim pak në panik, por ky është futbolli. Pas penalltisë mendoj se ishte pak më mirë për ne. Krijuam disa raste dhe mendoj se në fund e meritonim të fitonim ndeshjen”, ka shtuar Ronaldo.

Para ndeshjes, motra e Ronaldos tha se ky ishte “vallëzimi i fundit” për superyllin, duke paralajmëruar tërheqjen e tij nga përfaqësuesja.

“E ardhmja ime tani nuk është e rëndësishme. Do të bisedojmë. Ka kohë. Fituam apo humbëm, do të bisedoj me familjen dhe do të marr vendimin më të mirë. Më nuk i marr vendimet në emocionet e momentit. Tani çdo gjë bëj në qetësi. Tani është e rëndësishme të shijojmë momentin”, ka theksuar Ronaldo.

Ai i ka 232 ndeshje për Portugalinë, ndërsa ka realizuar 146 gola e 46 asistime.

Ronaldo u shpall më i miri i ndeshjes me Kroacinë. Ai nuk foli për gazetarët, por vetëm për televizionet me të drejtë transmetimi.

“Është dashur të jemi gati që të vuajmë. Për të fituar garë të këtij niveli, kjo është e pashmangshme. Ndeshja ishte shumë e mirë për shikuesit. Momenti vendimtar ishte kur realizuam penalltinë. Më pas ndeshja ishte më e lehtë. Edhe më pas ka pasur sfida, por kështu është në këto ngarje dhe duhet të ecim para”, ka thënë superylli portugez.

Ai ka folur edhe për Modriqin, me të cilin në 233 raste ka ndarë fushën. 222 herë ishin bashkëlojtarë e 11 herë kundërshtarë.

“Kam luajtur me Lukën për shumë vjet. Jemi në moshë të përafërt. Mendoj se është legjendë e futbollit”.

Dy ikonat u përqafuan para ndeshjes gjatë hedhjes së shortit. Janë përqafuar dhe kanë shkëmbyer disa fjalë edhe pasi përfundoi ndeshja.

“Ai ende luan shumë mirë dhe me kualitet të lartë. I kam thënë shumë herë përgëzime për çdo gjë, se dëshiroj ta shoh përsëri. I kam dëshiruar çdo të mirë në vitet e ardhshme të karrierës”, ka treguar Cristiano Ronaldo.

The post Cristiano flet për penalltinë dhe Modriqin appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Rekordi i veçantë i portierit të Spanjës
Portieri i Spanjës, Unai Simon, ka periudhën më të gjatë pa pësuar gol në histori të Kupës së Botës. Ai theu një rekord 36-vjeçar, ndërsa Spanja mposhti 3:0 Austrinë të enjten mbrëma për të bërë vend në 1/8 e finales.

Ishte ndeshja e katërt pa gol të pësuar për Spanjën dhe Simonin në këtë Botëror.

Simon nuk ka pranuar gol në 519 minuta në dy Kupa të Botës rresht. Ai theu rekordin e vendosur në vitin 1990 nga portieri i njohur italian, Walter Zenga, që kishte 517 minuta pa gol të pësuar.

Simon nuk është portieri më i famshëm në Botëror. Madje nuk është as më i famshmi te Spanja. Por paraqitjet e tij kanë bërë që tani të jetë rekordmen.

Në fakt Simon i ka bërë vetëm katër pritje deri më tani. Ndaj Austrisë nuk kishte nevojë të bënte asnjë.

Të gjitha pesë tentimet e austriakëve ishin të pasakta.

“Jam krenar për të”, ka thënë selektori i Spanjës, Luis de la Fuente. “Ndiej se ai është anëtar i familjes sime. Jam shumë i lumtur për të”.

Simon është zgjedhja e parë për portën e Spanjës në gjysmën e dekadës së fundit, ndonëse përballet me konkurrencë nga David Raya dhe Joan Garcia, që janë kampionë në dy prej ligave më të mëdha evropiane.

29-vjeçari Simon e ka kaluar thuajse gjithë karrierën tek Athletic Bilbao. Tashmë i ka 62 paraqitje për Spanjën.

The post Rekordi i veçantë i portierit të Spanjës appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Xhaka krenar me 150 paraqitjet dhe kualifikimin e Zvicrës
Granit Xhaka vazhdon të shkruajë histori me Zvicrën. Ai të premten e luajti ndeshjen e 150-të me helvetikët. Është i pari lojtar në histori të Zvicrës që ka arritur këtë shifër të mahnitshme të ndeshjeve ndërkombëtare.

Xhaka e udhëhoqi si kapiten Zvicrën në fitoren 2:0 ndaj Algjerisë në 1/16 e finales së Botërorit. Zvicra ka kaluar fazën e parë nokaut, ku ishte ndalur disa herë rresht.

Pas ndeshjes, Xhaka ka folur gjatë për mediat zvicerane. Fillimisht është pyetur për ndeshjen e 150-të dhe kualifikimin.

“Është privilegj ta vesh këtë fanellë për herë të 150-të. Ky vend, ku jam i lindur dhe i rritur, i ka dhënë familjes sime aq shumë. Shpresoj se kjo nuk do të jetë ndeshja ime e fundit”, ka thënë mesfushori 33-vjeçar.

Ai ka thënë se ka dashur që dita të jetë sa më e veçantë dhe ekipi e ka bërë pikërisht këtë.

Zvicra në fakt ka fituar ndeshje të fazës nokaut në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1938.

“Të them të drejtën as që e kam ditur këtë. Nuk jam tifoz i statistikave. Ndeshjet i marrim një pas një. E dimë potencialin që kemi dhe po ashtu se ku duhet të përmirësohemi. Duhet të jemi gati pas pesë ditësh”, ka thënë Xhaka.

Ai ka theksuar se pjesa e parë e ndeshjes ndaj Algjerisë ishte e mirë, ndërsa e dytë shumë e mirë.

“Por në fazën nokaut nuk ka rëndësi se si luan. Ka të bëjë me avancimin. Dhe ia dolëm të bëjmë këtë sot. Jemi shumë të lumtur për këtë”, ka theksuar Granit Xhaka.

Ai është i kënaqur me punën e ekipit në mbrojtje dhe faktin që nuk pësuan gol. Xhaka e ka vlerësuar edhe Johan Manzambin, që po bëhet yll i ri i Zvicrës.

Në Zvicër, tifozët u mblodhën për të parë ndeshjen në vende publike në orët e hershme të së premtes.

Ka entuziazëm lidhur me Botërorin.

Xhaka ka thënë se kanë dashur të shpërblejnë shikuesit.

“Jemi falënderues për këtë përkrahje dhe kjo atmosferë po ndihet në ekip. E kemi diskutuar tashmë. Duam të bëjmë çdo gjë për të mbajtur shikuesit të lumtur”.

Zvicra për herë të tretë do të luajë në Vancouver të Kanadasë. Lideri i helvetikëve, Xhaka, është pyetur nëse ky është avantazh.

“Nuk e di nëse është avantazh. Ajo që mund të bëjmë është të fokusohemi në paraqitjen tonë. Por na pëlqen këtu. Hoteli është i mahnitshëm. Edhe atmosfera në stadium ishte shumë e mirë”, ka thënë ai.

The post Xhaka krenar me 150 paraqitjet dhe kualifikimin e Zvicrës appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Xhaka e Zvicra eliminojnë Algjerinë
Granit Xhaka ka udhëhequr Zvicrën drejt një suksesi tjetër në Kupën e Botës.

Të premten në mëngjes, Zvicra ka mposhtur Algjerinë, e cila i ka dhënë fund aventurës në këtë ngjarje.

Zvicra triumfoi 2:0 për të avancuar në 1/8 e finales, ku e pret fituesi i ndeshjes ndërmjet Kolumbisë dhe Ganës.

Breel Embolo (10′) dhe Dan Ndoye (46′), shënuan për fitoren e Zvicrës.

Xhaka si kapiten luajti gjatë tërë ndeshjes kurse Ardon Jashari ishte në stol.

The post Xhaka e Zvicra eliminojnë Algjerinë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Portugalia fiton ndaj Kroacisë, vazhdon në 1/8 e finales
Portugalia ka mposhtur Kroacinë për të avancuar në 1/8 e finales të Kupës së Botës.

Në duelin e 1/16 së finales, Portugalia triumfoi 2:1 me përmbysje të rezultatit për ta eliminuar Kroacinë.

Në 1/8 e finales, Portugalia do të përballet me Spanjën për një vend në çerekfinale.

Ndeshja ishte dramatike, pasi u anuluan tre gola, dy të Kroacisë dhe një i Portugalisë për pozitë jashtë loje pas intervenimit të VAR-it.

Kroacia kaloi në epërsi me anë të Ivan Perishiqit, përpara se Portugalia të reagojë me Cristiano Ronaldon që shënoi nga penalltia dhe rezervistin Gonçalo Ramos wë realizoi me kokë.

The post Portugalia fiton ndaj Kroacisë, vazhdon në 1/8 e finales appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.