Opinione Archives | TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kriza e moszgjedhjes së presidentit si pasqyrë e thellimit të krizës politike dhe institucionale në Kosovë
Shkruan analisti politik, Selam Shkodra

Kriza e moszgjedhjes së presidentit nuk është një problem i izoluar, por një pasqyrim i një krize më të thellë politike dhe institucionale.

Gjendja aktuale politike në Kosovë karakterizohet nga një ndërthurje e krizave të brendshme institucionale dhe presioneve të shtuara nga dinamika ndërkombëtare. Në planin e brendshëm, mungesa e konsensusit politik dhe polarizimi i thellë kanë prodhuar bllokada që po e dëmtojnë funksionalitetin e shtetit. Një ndër simptomat më të qarta të kësaj krize është moszgjedhja e presidentit, e cila jo vetëm që krijon vakum institucional, por edhe e ekspozon dobësinë e sistemit politik për të prodhuar zgjidhje në momente kyçe.

Kjo situatë reflekton një krizë më të gjerë të kulturës politike, ku interesat partiake shpesh mbizotërojnë mbi interesin shtetëror. Mungesa e kompromisit dhe dialogut real ndërmjet aktorëve politikë po e zvarrit procesin dhe po e dëmton besimin e qytetarëve në institucionet demokratike. Në një shtet me institucione ende në konsolidim, një krizë e tillë nuk është thjesht procedurale, por thelbësore për stabilitetin e vendit.

Në rrafshin ndërkombëtar, Kosova ndodhet në një moment delikat. Dialogu me Serbinë mbetet një nga çështjet më të ndjeshme, ndërsa presioni nga partnerët ndërkombëtarë për progres konkret është në rritje. Në këtë kontekst, një krizë e brendshme politike e dobëson pozicionin negociues të Kosovës dhe e bën më të vështirë artikulimin e një politike të jashtme të qëndrueshme dhe kredibile.

Për më tepër, zhvillimet globale dhe rikonfigurimet gjeopolitike kanë rritur rëndësinë e stabilitetit në Ballkan. Partnerët ndërkombëtarë presin nga Kosova jo vetëm stabilitet institucional, por edhe pjekuri politike. Mosfunksionimi i plotë i institucioneve, si në rastin e zgjedhjes së presidentit, dërgon sinjale negative dhe mund të ndikojë në raportet me aleatët strategjikë.

Kriza e moszgjedhjes së presidentit nuk është një problem i izoluar, por një pasqyrim i një krize më të thellë politike dhe institucionale. Ajo ka pasoja të drejtpërdrejta si në stabilitetin e brendshëm, ashtu edhe në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Zgjidhja kërkon përgjegjësi politike, kompromis dhe një rikthim te prioritetet shtetërore mbi interesat e ngushta partiake.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

The post Kriza e moszgjedhjes së presidentit si pasqyrë e thellimit të krizës politike dhe institucionale në Kosovë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Valëzat në Danub
Viktor Orbán është i shqetësuar.

Ekziston një mundësi reale që i gjithë sistemi i tij i “demokracisë joliberale” të shembet këtë të diel.

Sondazhet më të fundit tregojnë se sfiduesi Péter Magyar kryeson me 10–15 pikë. Disa madje arrijnë deri në 20 pikë.

Shumë mendojnë se ky është fundi i 16 viteve të Orbánit në pushtet.

Shenjat e dëshpërimit janë të dukshme.

J. D. Vance ishte këtë javë në Budapest për të “ndihmuar” Orbánin në ditët e fundit të fushatës. Një telefonatë e shkurtër “Donald, je në altoparlant” drejt Donald Trump nga Zyra Ovale nuk ka gjasa të ketë bindur shumë votues.

Pretendimet e fshehura për gjurmë ukrainase në një komplot të supozuar për vendosjen e eksplozivëve në një gazsjellës Serbi–Hungari u hodhën poshtë nga vetë shërbimet inteligjente të Serbisë.

Kolegu im nga BBC, Nick Thorpe, shkruan se qeveria e Orbánit është akuzuar për frikësim masiv të votuesve në një dokumentar të ri, “The Price of a Vote”. Zërat pro-qeveritarë e hedhin poshtë filmin si propagandë të opozitës.

Shkalla e bashkëpunimit mes Budapestit (dhe së fundmi Bratislavës) dhe regjimit të Vladimir Putin është zbuluar nga media investigative VSquare dhe të tjerë.

Qeveria hungareze ka ngritur akuza për spiunazh ndaj gazetarit të VSquare që zbuloi provat e ndërhyrjes së Kremlinit.

Megjithatë, disa analistë thonë se lidhjet me Kremlinin janë tashmë aq të dukshme për shumicën e hungarezëve, sa që këto zbulime do të kenë pak ndikim në votim. Skandalet reale janë të brendshme, thonë ata.

Ndërkohë, shumë paralajmërojnë se Orbán ka kaluar 16 vite duke riformatuar sistemin politik të Hungarisë pikërisht për t’u përballur me një sfidë të tillë ndaj pushtetit të tij.

Zgjedhjet, sipas tyre, do të jenë “të lira por jo të ndershme”. Disa mendojnë se liberalët evropianë mund të zgjohen me një surprizë të hënën.

Edhe nëse Magyar fiton, ai duhet të fitojë bindshëm. I duhet një shumicë kushtetuese prej dy të tretash për të dobësuar kontrollin e hekurt të Orbánit mbi Hungarinë, i cili nuk kufizohet vetëm te posti i kryeministrit.

Ky duket se është gara e vërtetë në këto zgjedhje.

Sido që të përfundojë, liderët e tjerë evropianë do ta ndjekin nga afër. Veçanërisht Robert Fico në Sllovaki dhe Andrej Babiš në Republikën Çeke.

“Rreziku më i madh për Rusinë është një Ukrainë e lirë, e pavarur dhe demokratike, sepse populli rus do të shihte se kjo është e mundur,” tha Martin Poliačik, ish-deputet dhe konsulent politik.

“Ka një model shumë të ngjashëm mes Sllovakisë dhe Hungarisë,” tha ai.

“Kërcënimi më i madh për Ficon është një Hungari pro-evropiane, sepse atëherë sllovakët do të shihnin se kjo është e mundur, që Fico nuk do të jetë aty përgjithmonë.”

“Ai gjithashtu do të humbiste aleatin e tij më të afërt dhe përfaqësimin diplomatik ndaj Trumpit dhe Putinit,” shtoi ai.

Lideri sllovak tashmë ka kërcënuar se do të vazhdojë të bllokojë kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën nëse Orbán nuk është më në pozitë për ta bërë këtë.

Poliačik është skeptik nëse Fico ka energjinë apo ekipin për t’u bërë “Orbáni i ri”.

Pendul që lëkundet

Megjithatë, ai paralajmëron se edhe nëse Magyar arrin ta rrëzojë Orbánin, ajo që vjen më pas mund të mos jetë e qëndrueshme.

“Është shumë e vështirë të qëndrosh në pushtet në Evropë sot,” tha ai. “Çdo status quo është i vështirë për t’u ruajtur… është si një pendul që lëkundet.”

Andrej Babiš e njeh këtë pendul më mirë se kushdo.

Ai formoi qeverinë e tij të tretë në dhjetor 2025, një koalicion mes ANO, partisë konservatore Motorists dhe së djathtës ekstreme SPD.

Kritikët thonë se ata po dobësojnë institucionet demokratike në Republikën Çeke — mediat publike të pavarura, sektorin joqeveritar dhe politikën e jashtme të bazuar në të drejtat e njeriut — për t’i zëvendësuar me një model më të afërt me atë të Ficos ose Orbánit.

Një version më i butë i Orbánit

Gazetari Jindřich Šídlo thotë se situata në Pragë është më komplekse.

“Babiš e kuptoi gjatë mandatit të tij të parë se nuk mund ta kontrollojë vendin si Orbán,” tha ai. “Orbán ka qeverisur më gjatë, ka rezultate të ndryshme zgjedhore, nuk ka Senat në Hungari dhe ka arritur të formësojë sistemin zgjedhor në favorin e tij.”

“Kjo është diçka që Babiš mund ta ketë zili, por ai e kupton se nuk është realiste në Çeki.”

Rrjeti populist

Por nëse Orbán bie, mund të shembet diçka më e madhe. Jo vetëm pushteti në Hungari — por një rrjet i ndërtuar në gjithë Evropën.

“Orbán ka ndihmuar aleatët e tij politikisht dhe financiarisht në mbarë botën,” tha András Léderer.

“Kjo mbështetje financiare — përfshirë shuma të mëdha parash publike për të ndërtuar një rrjet ndikimi në BE dhe media — do të zvogëlohet ndjeshëm ose do të zhduket nëse ai largohet nga pushteti.”

Ky projekt, sipas tij, ka qenë më shumë për përhapjen e joliberalizmit sesa për pushtetin e brendshëm.

Qeveria e re çeke tashmë po përmirëson marrëdhëniet me Sllovakinë; të dy vendet mbajtën një mbledhje të përbashkët qeveritare më 31 mars.

Megjithatë, Babiš dëshiron të ringjallë të ashtuquajturin Visegrad Group — një aleancë që dikur ishte kyçe në kundërshtimin e politikave të BE-së për refugjatët.

Por ky grup është dobësuar që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia.

Një humbje e Orbánit do ta fundoste përfundimisht. Një fitore do ta forconte.

Linku i shkrimit origjinal

The post Valëzat në Danub appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Kur drejtësia lëshon përballë terrorit
Shkruan: Korab Blakaj

A ka një vijë të kuqe që nuk duhet kaluar nga një shtet? Sepse nëse ka, atëherë rasti i fundit duket se e ka shkelur atë pa asnjë hezitim.

Në Kosovën tonë ku ende janë të freskëta plagët e sulmit terrorist në Banjska, ku ra në detyrë heroi Afrim Bunjaku, çdo veprim institucional që relativizon apo zbut përballjen me aktin terrorist, apo glorifikimin e atij akti është jo vetëm i papranueshëm, por i rrezikshëm.

Vendimi i prokurores speciale Fikrije Fejzullahu për lirimin e personave që, sipas raportimeve, shpërndanin materiale që lavdëronin figura të lidhura me sulmin terrorist, ngre pyetje të rënda.

Çfarë mesazhi po i jepet shoqërisë?

A po normalizohet propaganda ekstremiste?

A po zbehet vija ndarëse mes ligjit dhe tolerimit të dhunës?

Kur përmenden emra si Milan Radojčić dhe rrjete të lidhura me struktura të dhunshme,Vladimir Radivojeviqit-MAMIT etj , nuk bëhet më fjalë për raste të izoluara. Kjo merr dimension tjetër – atë të sigurisë kombëtare.

A ndodh kjo diku në botë?

Në çdo shtet funksional, promovimi i terrorizmit trajtohet si kërcënim serioz. Nuk relativizohet. Nuk zbutet. Nuk lirohet me procedura rutinë pa një arsyetim të fortë dhe transparent.

Atëherë pse këtu ndodh ndryshe?

Problemi nuk është më një vendim i vetëm.Problemi është se kjo i përseritë vendimet e saj.Problemi është modeli që kjo po krijon.Modeli ku prokurorët lirojnë individë të lidhur me rrjete të dhunshme, ku hetimet zbehen e përgjegjësit nuk kërkohen kurrë publikisht

Kjo krijon një perceptim të rrezikshëm;SE SHTETI PO TREGOHET I DOBËT PIKËRISHT ATY KU DUHET TË JETË MË I FORTË.

Dhe këtu lind pyetja që nuk mund të shmanget

Te kujt janë këta prokurorë, (e kujt është kjo prokurore?)të ligjit republikan, të shtetit tonë , apo të rënë në ndikimin e presioneve që „nuk i shohim“ apo të blerë nga dinarë në çanta!???

Nëse institucionet nuk japin përgjigje të qarta dhe të menjëhershme, atëherë dyshimi kthehet në krizë besimi.

Drejtësia nuk mund të jetë neutrale përballë terrorit.

Ose është në anën e shtetit dhe qytetarëve ose është bërë pjesë e problemit.

PROBLEM QË DUHËT ZGJIDHUR

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

The post Kur drejtësia lëshon përballë terrorit appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Për elitat maqedonase, konflikti i vitit 2001 ende nuk ka përfunduar!
Shkruan publicisti Kim Mehmeti

Shqiptarët e Maqedonisë shtiren sikur nuk e dinë se elitat maqedonase nuk duan që shteti i tyre të flasë edhe shqip.

Dhe, për këtë arsye, për ato elita, konflikti i vitit 2001 do të përfundojë vetëm atëherë kur të zhbëhet Marrëveshja e Ohrit dhe kur shqiptarët e këtushëm do të jenë, por nuk do të duken.

Shqiptarët e Maqedonisë bëjnë sikur nuk e dinë, por ata e kanë të qartë se kryeqendra e vërtetë e shtetit ku jetojnë nuk është Shkupi, por Beogradi, dhe se elitat maqedonase më parë do ta zhbënin shtetin sesa ta ndanin atë me shqiptarët.

Dhe, për këtë arsye, këto elita e vazhdojnë pjesën e dytë të konfliktit të vitit 2001 dhe duan që shtetin ta kthejnë aty ku ishte në vitet e nëntëdhjetë.

Shqiptarët e Maqedonisë shtiren se nuk e dinë, por ata prej kohësh e kanë kuptuar se e keqja e tyre nuk janë vetëm elitat maqedonase që ëndërrojnë serbisht, por edhe vasalët shqiptarë – si këta të sotmit të VLEN-it – të cilët janë “shkijet” më të rrezikshëm për shqiptarinë.

Shqiptarët e Maqedonisë – dhe jo vetëm ata – shtiren se nuk e dinë as përgjigjen e pyetjes se si është e mundur që një popull që nuk mund të mbushë as një autobus dykatësh të tallet me gjuhën e dhjetë milionë shqiptarëve?!

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut – pa të cilët asaj do t’i ngatërroheshin anët e botës – shtiren se shumëçka nuk shohin dhe nuk dinë, sepse e kanë kuptuar se, përderisa pas BDI-së qëndron Piktori e pas VLEN-it, që i ktheu në kohët e Rankoviqit, Kurti, pas tyre nuk qëndron as Shqipëria, as Kosova, por vetëm qarqet policore dhe politike maqedonase.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

The post Për elitat maqedonase, konflikti i vitit 2001 ende nuk ka përfunduar! appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Gjeopolitika e zgjedhjeve dhe “sabotazhi” në tubacionin në Serbi
Shkruan: Gurakuq Kuçi

Zgjedhjet elektorale tashmë janë kthyer në një fakt gjeopolitik dhe jo vetëm demokratik, sidomos në Evropën Juglindore. Kjo është reflektuar në një seri ndërhyrjesh në procese zgjedhore nga Rusia dhe Serbia. Për disa raste kjo është dokumentuar, ndërsa në të tjera kanë mbetur tentativa për të ndikuar në krijimin e një realiteti politik sipas interesave të tyre. Kjo është parë në Moldavi, Gjeorgji, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Kosovë, ndërsa tani, bashkë me Hungarinë, shfaqen elemente që sugjerojnë ndikim edhe në zgjedhjet e 12 prillit.

Kjo seri ngjarjesh është si më poshtë:

– Me 21 mars, Washington Post raportoi se inteligjenca ruse SVR kishte përgatitur një skenar atentati “false flag” ndaj Orbanit. Në kontekst zgjedhor, kjo përputhet me modele të njohura të krijimit të një kërcënimi të jashtëm dhe mobilizimit të brendshëm politik.

– Me 29 mars u mbajtën zgjedhjet lokale në dhjetë komuna në Serbi, ku raportet tregojnë për zgjedhje të manipuluara nga partia në pushtet dhe Presidenti serb Aleksander Vuçiq.

– Me 30 mars, Vuçiq zhvilloi një telefonatë me Vladimir Putin për bashkëpunimin në energji, gaz dhe sektorin nuklear. Sipas mediave, janë diskutuar edhe Kosova, Rezoluta 1244, Bosnja dhe Hercegovina dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, si dhe marrëveshja ushtarake Kroaci–Shqipëri–Kosovë.

– Në të njëjtën periudhë, presidenti kroat Zoran Milanoviq anuloi takimin e Brdo-Brijonit, duke sinjalizuar refuzim për t’u bërë pjesë e këtyre zhvillimeve.

– Me 5 prill, një javë para zgjedhjeve në Hungari, në veri të Serbisë u raportua se është gjetur eksploziv pranë gazsjellësit TurkStream. Lajmi u trajtua menjëherë si kërcënim sigurie nga Vuçiq, ndërsa edhe Viktor Orban reagoi duke thirrur Këshillin e Sigurisë.

Opozita në Hungari e cilësoi incidentin si një “false flag”, por Ministri i jashtëm hungarez, Peter Szijjártó, e akuzon drejtpërdrejt Ukrainën përmes deklaratës: “Në ditët dhe javët e fundit, ukrainasit organizuan një bllokadë nafte kundër nesh dhe më pas u përpoqën të na vendosin nën një bllokadë totale energjetike… dhe tani kemi incidentin e sotëm”.

Ukraina, përmes Ministrisë së Jashtme, mohon çdo përfshirje në këtë rast, duke shtuar se: “(Ka shumë të ngjarë që të ketë qenë) një operacion ‘false flag’ rus, si pjesë e ndërhyrjes së rëndë të Moskës në zgjedhjet hungareze”.

– Të gjitha këto zhvillime po ndodhin në prag të zgjedhjeve të 12 prillit në Hungari.

Konkluzione:

Të gjitha këto ngjarje sugjerojnë se çështja e ruajtjes së boshtit Moskë–Budapest–Beograd është një projekt gjeopolitik që vazhdon të ekzistojë edhe përmes ruajtjes së të njëjtëve aktorë politikë. Në forma të tjera, ky bosht do të ishte jo-ekzistues, dhe pikërisht kjo qasje i ka shndërruar zgjedhjet në një çështje jo vetëm elektorale, por edhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Presidenti Milanoviq tashmë e ka kuptuar qartë këtë lojë dhe, me anulimin e Brdo-Brijonit, ka treguar publikisht, edhe ndaj Perëndimit, se nuk do të lejojë asnjë formë të “politikës së paqëtimit” apo “stabiliokracisë” ndaj boshteve që presin ndryshime të rrethanave gjeopolitike për ekspansion në Ballkanin Perëndimor.

Paqëndrueshmëria, kapja institucionale, përçarja dhe propaganda janë disa nga elementet më të fuqishme të luftës hibride. Zbatimi i këtyre elementeve në një periudhë kaq të shkurtër tregon për një aktivitet të ashpër të boshtit pro-rus.

Në rrethanat e reja gjeopolitike, sidomos pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme, vërehet një nivel më i avancuar i kësaj lufte. Dallimi është thelbësor: nëse deri në vitet 2023–2024 sulmet ishin më të drejtpërdrejta, përfshirë edhe veprime terroriste si në Kosovë, tani vërehet një përpjekje për ta relativizuar atë periudhë, duke u paraqitur si viktimë dhe sofistikuar diplomacinë publike me arsyetim veprimesh në terren.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

The post Gjeopolitika e zgjedhjeve dhe “sabotazhi” në tubacionin në Serbi appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Meidani me mesazh: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka reaguar në mënyrë të tërthortë lidhur me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës, duke shpërndarë një thënie të njohur të James Freeman Clarke: “Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme. Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm”.

Mesazhi i diplomatit shqiptar vjen në një moment kur debati për të drejtën e studentëve shqiptarë për ta dhënë provimin në gjuhën shqipe është intensifikuar, ndërsa interpretohet si një përgjigje indirekte ndaj qëndrimeve të fundit të Qeverisë dhe kryeministrit Hristijan Mickoski.

Pas peticionit të nënshkruar nga mbi 380 studentë shqiptarë, Mickoski fillimisht deklaroi se “studentët kanë të drejtë”, por vetëm një ditë më vonë ndryshoi qëndrim duke theksuar se “ligji nuk e lejon një gjë të tillë”. Linjë të ngjashme ndoqën edhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN, të cilët në fillim pranuan të drejtën e studentëve, për të kaluar më pas në qëndrimin se “nevojiten ndryshime ligjore dhe harmonizim i kornizës ekzistuese”.

Ndërkohë, si përgjigje institucionale ndaj thirrjes për protestë nga studentët u paralajmërua formimi i një Grupi Pune në Qeveri për trajtimin e kësaj çështjeje.

Megjithatë, sipas informatave të gazetës KOHA, ky Grup ende nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje, duke ngritur pikëpyetje mbi seriozitetin e qasjes institucionale.

Në anën tjetër, ekspertë juridikë vlerësojnë se kërkesa e studentëve ka bazë të qartë ligjore. Sipas tyre, Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve mundësojnë përdorimin e gjuhës shqipe në procese të tilla, duke e bërë të panevojshme çdo vonesë apo interpretim kufizues.

The post Meidani me mesazh: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”
Shkruan: Selam Shkodra

Ish-kryeministri i Turqisë dhe mësusi politik dhe ideologjik i presidentit Erdogan Necmettin Erbakan thoshte: “së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset” Erbakan elaboronte se nëse një shtet nuk ka institucione të forta, pasuritë (nafta, gazi, mineralet etj) mund të bëhen mallkim, jo bekim.”

Kosova konsiderohet një vend me potencial të madh natyror. Ajo posedon rezerva të konsiderueshme të linjitit, minerale si plumbi, zinku dhe nikeli, si dhe pasuri të tjera nëntokësore që për dekada janë parë si bazë për zhvillim ekonomik. Kompleksi Trepça është një ndër shembujt më të njohur të këtij potenciali, që dikur përbënte një nga shtyllat kryesore industriale të rajonit.

Megjithatë, pavarësisht këtyre resurseve, zhvillimi ekonomik i vendit nuk ka qenë në nivelin që pritej. Kjo lidhet drejtpërdrejt me sfidat institucionale sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, menaxhimi transparent i pasurive publike dhe profesionalizmi në vendimmarrje. Kur këto elemente nuk janë mjaftueshëm të forta, resurset rrezikojnë të mos shfrytëzohen si duhet, ose të keqpërdoren.

Në këtë kontekst, mesazhi i Erbakanit është shumë aktual për Kosovën. Para se të shpresohet se pasuritë natyrore do ta transformojnë ekonominë, duhet të ndërtohen institucione të besueshme dhe funksionale. Kjo nënkupton gjykata të pavarura, administratë profesionale dhe politika ekonomike afatgjata që mbrojnë interesin publik.

Vetëm atëherë resurset e Kosovës mund të shndërrohen në mirëqenie reale për qytetarët përmes investimeve, vendeve të punës dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Përndryshe, ekziston rreziku që ato të mbeten potencial i pashfrytëzuar ose të shndërrohen në burim pakënaqësie dhe padrejtësie.

Në fund, për Kosovën ashtu si për çdo vend tjetër rruga drejt zhvillimit nuk fillon nga pasuria nën tokë, por nga forca e shtetit mbi tokë.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

The post “Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset” appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë
Shkruan: Driton Zenku

Studentët shpesh konsiderohen si aktorë të veçantë socialë dhe politikë në shoqëri. Roli i tyre nuk është thjesht akademik, por shtrihet në sferën e aktivizmit, ndryshimit social dhe mobilizimit politik. Studentët përfaqësojnë një forcë dinamike në çdo shoqëri. Ata janë katalizator i ndryshimit politik dhe shoqëror, mbrojtës i identitetit kulturor dhe gjuhësor, por edhe faktor i mobilizimit qytetar dhe demokratik.

Për më tepër, roli i tyre nuk kufizohet vetëm në universitet; studentët shpesh shndërrohen në aktorë të drejtpërdrejtë në zhvillimet kombëtare dhe historike, duke ndikuar në mënyrë të prekshme në krijimin e institucioneve dhe normave shoqërore.

Në shekullin e 21, studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut u bie sërish barra të ngrejnë zërin e tyre për një çështje fundamentale: gjuhën amtare.

Studentët shqiptarë në Maqedonia e Veriut po organizojnë protesta për të kërkuar mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën amtare. Ky provim, i domosdoshëm për ushtrimin e profesionit juridik si avokat, gjyqtar apo prokuror, në praktikë zhvillohet kryesisht në maqedonisht, edhe pse ligjërisht gjuha shqipe ka status zyrtar.

Studentët argumentojnë se kjo krijon një pengesë të pabarabartë, duke kufizuar mundësitë e tyre profesionale dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në përfaqësimin e shqiptarëve në sistemin gjyqësor. Ata kërkojnë që provimi të zhvillohet plotësisht në shqip, me procedura të barabarta për të gjithë kandidatët, dhe zbatim real të të drejtave gjuhësore të garantuara me ligj.

Ky aktivizëm studentor nuk është thjesht një betejë për një provim, por vazhdon traditën historike të studentëve shqiptarë në vend, të cilët gjithmonë kanë luftuar për arsim të drejtë, përfaqësim të barabartë dhe respektimin e identitetit kulturor.

Në historinë moderne shqiptare, studentët kanë qenë më shumë se një kategori sociale – ata kanë qenë motor i ndryshimit politik, katalizator i revoltës dhe zë i ndërgjegjes kombëtare. Nga Tirana në Prishtinë dhe deri në Shkup e Tetovë, roli i tyre ka ndjekur një vijë të përbashkët: kërkimin për liri, barazi dhe dinjitet.

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Në fund të Jugosllavisë dhe në fillim të pluralizmit, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut u angazhuan fuqishëm për arsim të lartë në gjuhën shqipe, përfaqësim më të drejtë në institucione dhe njohje të identitetit të tyre kulturor. Këto kërkesa shpesh hasnin në rezistencë nga autoritetet shtetërore, duke krijuar tensione të vazhdueshme dhe duke i shtyrë studentët drejt një aktivizmi gjithnjë e më të organizuar.

Një moment historik në këtë rrugëtim ishte themelimi i Universiteti i Tetovës në vitin 1994, fillimisht si institucion i pashpallur zyrtarisht. Studentët ndoqën mësimin në kushte të vështira, përballuan presion policor dhe u bënë pjesë aktive e rezistencës për legalizimin e universitetit. Ky institucion u kthye në simbol të luftës për arsim në gjuhën shqipe dhe më vonë u legalizua, duke shënuar një fitore të rëndësishme për shqiptarët në vend.

Gjatë Konflikti i vitit 2001 në Maqedoni, studentët shqiptarë u mobilizuan politikisht dhe shoqërisht, kontribuuan në sensibilizimin e opinionit publik dhe në disa raste u përfshinë drejtpërdrejt në zhvillimet e kohës. Pas konfliktit, Marrëveshja e Ohrit solli avancime të rëndësishme për të drejtat e shqiptarëve, përfshirë arsimin dhe përfaqësimin, duke hapur një kapitull të ri për angazhimin studentor.

Në vitet që pasuan, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut vazhduan të jenë aktivë në mbrojtjen e cilësisë së arsimit, kundërshtimin e diskriminimit institucional dhe ruajtjen e gjuhës shqipe në universitete. Ata u bënë pjesë e lëvizjeve më të gjera studentore dhe qytetare, duke bashkëpunuar edhe me studentë të komuniteteve të tjera dhe duke dëshmuar se aktivizmi i tyre nuk është vetëm etnik, por edhe shoqëror.

Roli i tyre vazhdon edhe sot, ku studentët reagojnë ndaj çështjeve të barazisë dhe përfaqësimit, marrin pjesë në protesta dhe iniciativa qytetare dhe kontribuojnë në debatin publik për reforma në arsim dhe integrim evropian. Nga rezistenca për universitet në gjuhën shqipe deri te aktivizmi modern, ata mbeten një zë i rëndësishëm në jetën publike.

Studentët shqiptarë në Kosovë

Në Universiteti i Prishtinës, studentët shqiptarë luajtën një rol po aq të rëndësishëm në historinë e Kosovës. Që nga vitet ’60 dhe ’70, ata u shndërruan në një elitë të re intelektuale dhe politike, duke kërkuar barazi në kuadër të Jugosllavisë, përdorimin e gjuhës shqipe dhe avancimin e statusit të Kosovës. Këto kërkesa kulmuan me Protestat studentore në Kosovë 1981, të cilat filluan si protesta sociale, por shumë shpejt u shndërruan në kërkesa të hapura politike për republikë dhe më shumë të drejta.

Gjatë viteve ’90, nën regjimin e Slobodan Milošević, studentët organizuan rezistencë paqësore duke bojkotuar institucionet shtetërore serbe, duke krijuar sistem paralel arsimor dhe duke mbajtur protesta të vazhdueshme kundër represionit. Kjo rezistencë u bë një nga shtyllat kryesore të qëndresës shqiptare në Kosovë.

Gjatë Lufta e Kosovës, shumë studentë u përfshinë drejtpërdrejt në zhvillimet e luftës, disa duke iu bashkuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e të tjerë duke kontribuar në informim, diplomaci dhe dokumentimin e krimeve. Pas luftës, ata vazhduan të luajnë rol në ndërtimin e institucioneve dhe në zhvillimin e jetës demokratike.

Studentët shqiptarë në Shqipëri

Ndërkohë, në Shqipëri, studentët ishin faktor vendimtar në rrëzimin e sistemit komunist. Në dhjetor të vitit 1990, në Universiteti i Tiranës, ata nisën protesta që fillimisht kishin karakter social, por që shpejt u kthyen në kërkesa politike për pluralizëm, liri fjale dhe fundin e diktaturës. Këto zhvillime çuan në transformime të thella politike dhe në krijimin e sistemit demokratik.

Rrëzimi i monumentit të Enver Hoxha në vitin 1991 u bë simbol i kësaj lëvizjeje dhe i rolit të studentëve në ndryshimet historike. Ata nuk ishin vetëm protestues, por edhe organizatorë dhe liderë të rinj që më pas kontribuuan në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe të shoqërisë civile.

Në të tri hapësirat shqiptare, studentët kanë dëshmuar se janë shumë më tepër sesa pjesë e sistemit arsimor. Ata kanë qenë dhe mbeten një forcë shtytëse e historisë, duke sfiduar sisteme, duke kërkuar të drejta dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në rrjedhën e zhvillimeve politike dhe shoqërore. Nga rezistenca te shtetformimi, roli i tyre mbetet një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë moderne shqiptare.

Ky artikull është botuar në Gazetën Flaka

The post Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?
Shkruan: Remzi Ejupi

Djemtë e futbollit që luftojnë për prindërit dhe zullumin ndaj Kosovës.

E pashë ndeshjen e Kosovës me Sllovakinë dhe nuk pashë vetëm futboll.

Pashë diçka që nuk shpjegohet me taktikë, me formacion, me trajner si Foda. Pashë një energji që nuk lind në fushë, por jashtë saj, në shtëpi, në rrëfime, në kujtime që nuk janë të tyre, por që i kanë marrë si barrë dhe si detyrim.

Këta djem nuk janë rritur vetëm me topin. Janë rritur me tregimet e prindërve të tyre. Me historitë e një kohe kur nuk kishte shtet, kur kishte frikë, kur kishte përjashtim, kur kishte një padrejtësi që nuk kishte as emër dhe as fund. Dhe këto rrëfime nuk janë zhdukur. Janë kthyer në motivim.

Kur ata veshin fanellën e Kosovës, nuk veshin vetëm një uniformë sportive. Veshin një kujtesë. Veshin një histori që nuk është e tyre drejtpërdrejt, por që e ndjejnë si të tillë. Dhe kjo i shtyn të bëjnë më shumë se sa kërkon loja.

Ata nuk luajnë vetëm për të fituar. Luajnë për të provuar diçka. Për të treguar se janë këtu. Për të mos e lënë atë histori të mbetet vetëm histori.

Dhe kjo është arsyeja pse shpesh duken sikur japin më shumë se ç’kanë. Sikur e kalojnë kufirin e lojës dhe hyjnë në një territor tjetër, ku futbolli nuk është më vetëm sport, por një formë dëshmie.

E bëjnë përtej lojës.

Por ndërsa e shikoja këtë, mendova edhe për diçka tjetër.

Kjo energji është e jashtëzakonshme, por është edhe e rëndë. Sepse nuk mund të jetosh gjithmonë me historinë mbi supe. Nuk mund të luash çdo ndeshje si një vazhdim i një padrejtësie që duhet korrigjuar. Sepse një ekip, për të qenë i madh, duhet një ditë të çlirohet edhe nga kjo barrë.

Duhet të kalojë nga kujtesa te sistemi. Nga emocioni te struktura. Nga nevoja për të dëshmuar te aftësia për të dominuar.

Kosova është ende në atë moment kalimi.

Dhe ndoshta kjo është bukuria dhe dhimbja e saj njëkohësisht. Sepse këta djem janë ende në atë pikë ku loja nuk është vetëm lojë. Është një përpjekje për të qenë më shumë se vetja.

Unë e kuptoj këtë. Dhe ndoshta për këtë arsye, kur i shoh duke luajtur, nuk i gjykoj si sportistë të zakonshëm.

I shoh si djem që ende luftojnë për prindërit e tyre. Për atë që ata kanë jetuar. Për atë që nuk duhet të përsëritet më.

Dhe kjo i bën të veçantë.

Por një ditë, që të bëhen të mëdhenj në kuptimin e plotë të fjalës, do t’u duhet të fitojnë edhe pa luftuar. Vetëm duke luajtur.

Ndeshja e 31 marsit me Turqinë nuk është thjesht një sfidë kualifikimi për Botëror, por një përballje mes një historie të mësuar përmes librave që ushqyen nacionalizmin dhe një realiteti të ri ku djemtë në fushë nuk luftojnë më kundër së kaluarës, por për ta kapërcyer atë.

Dhe atëherë, historia nuk do të jetë më barrë.

Do të jetë themel.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

The post Pse fitojnë djemtë e Kosovës? appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona!
Shkruan: Kim Mehmeti

Shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë të rinj të aftë dhe të vlefshëm, por atyre u është pushtuar hapësira nga politikanët injorantë që janë të përdorshëm vetëm për palën maqedonase dhe që paguhen për ta mbrojtur shtetin nga shqiptarët e mençur.

Një ndër ta është edhe Mevlan Ademi, i njohur si iniciator i shumë lëvizjeve studentore, përfshirë edhe atë për provimet e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Për fatin e tij, si dhe të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, sot për herë të parë, mëmëdheu ka në Shkup një ambasador si Denion Mejdani, i cili e ka kuptuar se ne mund të jetojmë edhe në më shumë “shtëpi” të ndara, por së bashku duhet ta mirëmbajmë kopshtin e vlerave mbarëshqiptare.

Duke qenë i tillë, ai gjithmonë ua shtrin dorën të rinjve të këtushëm, prandaj edhe emrin e tij e dinë pothuajse të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, për dallim nga shumë ambasadorë të mëparshëm të Shqipërisë, për të cilët askush nuk e mori vesh se kush ishin si dhe, as pse erdhën, e as pse shkuan

The post Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona! appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.