Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka mësuar kundërshtarin për garat e UEFA-s. Në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, Ballkani do të përballet me Santa Coloman e Andorrës.
Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen më 9/10 korrik kurse ato të kthimi më 16/17 korrik. Për Ballkanin, kjo është hera e tretë rresht që paraqitet në garat e UEFA-s, ndërsa dy sezonet e fundit arriti deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.