Florian Qehaja, ambasador i Kosovës në Maqedoninë Veriore, është takuar me presidenten e këtij vendi Gordana Siljanovska.
Ai ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“I lumtur që pata një takim të frytshëm me Presidenten Siljanovska-Davkova. Diskutuam mënyrat e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe në dobi të shteteve dhe njerëzve”, ka shkruar ai.