Gashi theksoi se si mësimdhënës kishin pritje nga të dyja palët si nga Qeveria, si nga Sindikata sepse sipas tij, kur hyhet në bisedime duhet të lëshohet pe.
“Sa i përket takimit të sotëm ishim shumë kureshtar ta dimë se çka po ndodhë në atë takim. Dhe unë po e flas vetëm një frazë të Jasharajt kur tha “për momentin greva do të vazhdojë” që i bie që mund të ndryshojë”.
Kurse i pyetur se a do të shqyrtohen nga SBASHK-u, propozimet e kryeministrit Kurti për ligjin e pagave, mësimdhënësi tha se kjo është vetëm një lojë e Qeverisë.
“Për mendimin tim edhe kjo ishte një lojë e Qeverisë. Mos të harrjmë me thënë që lojëra të tilla të qeverive të kaluara kemi pasë nga fillimi çdo herë nga pas lufta, kemi pasë deklarata të ndryshme nga secila ministri ku hemi fyer në mënyra të ndryshme, na kane quajtë analfabet duke na quajtur që luajmë shah e kështu me radhë “, shtoi ai.
Ndryshe edhe takimi i sotëm, në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryesuesit të Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, përdundoi pa arritje të marrëveshjes në mes vete./teve1.info.