Goditet nga vetura një qytetar te Llesna në Prishtinë

Një qytetar është aksidentuar tek vendi i njohur si “Te Llesna” në Prishtinë, raporton teve.info Pamjet e siguruara nga Tëvë1, shihet një person i shtrirë në tokë, por nuk dihet gjendja e tij. Teve1.info ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por ende nuk ka marrë informacion rreth rastit. Ju mbajmë të informuar.