Këto armë janë gjetur gjatë një kontrolle rutinore.
“Sot zyrtarët policor të stacionit qendra, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë kanë ndaluar një automjet për kontrollë rutinë, ku kanë gjet dhe sekuestruar një granatë dore dhe një armë e ftohtë –thikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Më tej bëhet e ditur se pas sekuestrimit të armëve në mbështetje të njësitit për trajtimin e mjeteve eksplozive nga njësite policore është kryer një operacion bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit në Obiliq, ku nuk është gjetë asgjë e dyshimtë.
Ndaj personit të dyshuar A.D, mashkull, 27 vjeç, është inicuar rast për armëmbajtje pa leje. /teve1.info/